Në një vijë me Agim Ramadanin (03.05.1963 - 11.04.1999)
Kur të kthehem
Asgjë nuk do të jetë
Siç ishte më parë
Kur të kthehem
Sa do të jem i vetes
Nuk e di
Qentë e lagjes
Në mua do vërsulen
S’do të më njohë askush
Njerëz tjerë do të jenë
Njerëz të gjakut tim
Kur të kthehem
Edhe Unë do të jem ndoshta
Një jetë tjetër.
A.R.
© (Ky punim eshte i mbrojtun dhe ndalohet te kopjohet a perpunohet pa lejen e autorit)
#nenjevije #nekemihistori
Agim Ramadani - Katana
CHF 40.00Preis